Kryeministria italiane, Giorgia Meloni ka reaguar lidhur me emisionin “Report” të Rai3 në të cilën u kritikua marrëveshja për emigrantët mes Shqipërisë dhe Italisë.
“Shqipëria dhe Rama u linçuan për përpjekjet për të na ndihmuar me emigrantët.”- tha Meloni në Pescara gjatë konventës në të cilën shpalli kandidaturën e saj në zgjedhjet europiane të 8 dhe 9 qershorit, sipas medias italiane.
Meloni gjatë fjalës së saj nuk i kurseu as kritikat dhe ironitë ndaj RAI 3.
“E majta propozoi ta përjashtonte Edi Ramën nga socialistët europianë, në vend që ta falënderonin që kishte vepruar në emër të solidaritetit europian, ata e linçuan. Aq më tepër që e prezantuat si Telemoni, apo jo, Telemeloni? Përpiloi një raport për Shqipërinë në të cilin e portretizonte Shqipërinë si një narko-shtet. Më ndihmoni për koortezi t’i dërgojmë solidaritetin tonë Edi Ramës, i cili u linçua vetëm se tentoi të ndihmonte kombin tonë.”- theksoi Meloni.