Harvey Weinstein është shtruar në spital në Nju Jork. Këtë e ka bërë të ditur avokati i tij Arthur Aidala, sipas të cilit ish “mbreti i Hollivudit” ndodhet aktualisht në spitalin Bellevue, ku po i nënshtrohet një sërë analizash mjekësore.
Weinstein u kthye në Big Apple pas një vendimi të Gjykatës së Apelit që përmbysi dënimin e tij për përdhunim në vitin 2020. Një gjykatë e Nju Jorkut ka urdhëruar një gjyq të ri për aferën tashmë historike “MeToo”.
Pse Weinstein u shtrua në spital në Nju Jork? Avokati mbrojtës konfirmoi se Weinstein u transferua në Spitalin Bellevue në Manhattan për kontrolle pas mbërritjes së tij në burg në metropolin amerikan të premten. “Duket se ai ka nevojë për ndihmë, sepse ai ka shumë probleme shëndetësore. Ata po i bëjnë të gjitha llojet e analizave atij.”- tha Aidala.