Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e së djelës ndaj një shqiptari në Belgjikë.
Agustin Kaza, një 44-vjeçar me origjinë nga Mirdita, është qëlluar me armë zjarri në trotuarin e një kafeneje në pronësi të një tjetër shqiptari mbrëmjen e kaluar rreth orës 22:30 në Bruksel.
“Policia Bruksel-Veri u thirr për të shtëna në tarracën e një kafeneje, në rrugën Joseph Brand në Schaerbeek, të dielën më 28 prill rreth orës 22:30.
Kur shërbimet e urgjencës mbërritën në vendngjarje, gjetën një burrë që vuante nga një plagë me armë zjarri.
Viktima ishte në rrezik për jetën.” – tregon policia lokale.
Mediet në Bruksel kanë publikuar pamjet nga atentati që janë kapur nga kamerat e sigurisë së biznesit.
Një person me kapuç shihet duke ecur në trotuar para kafenesë dhe papritmas ka nxjerrë armën nga dora duke qëlluar katër herë ndaj shqiptarit.