Rrustem Llapi është shqiptari i Kosovës që u arrestua në Gjermani, pasi akuzohet se ka vrarë me armë zjarri pronarin e një lokali në gjermani. Mediat e Kosovës kanë publikuar foton e shqiptarit, ndërsa raportojnë se viktimë ka mbetur Aleksandër Stefanoviç, me shtetësi serbe, i cili praktikonte edhe artet marciale.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e 28 prillit para një restoranti në qendër të qytetit në Duseldorf. Sipas mediave vendase, gjithçka ka nisur pas një debati mes pronarit të lokalit 38 vjeç dhe shqiptarit 52-vjeçar me origjinë nga Kosova. Rrustem Llapi, nga Podujeva, jetonte prej vitesh në Gjermani.
Ata kanë nisur të debatojnë brenda lokalit, më pas kanë dalë jashtë ambienteve të tij për të sqaruar situatën, kur shqiptari i Kosovës ka qëlluar me armë në drejtim të 38-vjeçarit.