“Privatizuat llixhat e Kolonjës”- Olta Xhaçka i quan “herezi” akuzat e deputetes demokrate

Debate mes deputetes së PD-së Sorina Koti dhe asaj të PS-së Olta Xhaçka në seancën e sotme parlamentare. Koti ka akuzuar deputeten Xhaçka se ka privatizuar llixhat e Kolonjës dhe ka ndërtuar bujtina private.

Sipas deputetes së PD-së, qeveritarët po i përdorin për vete pasuritë e zonës së Ersekës dhe jo për qytetarët.

“Si deputete e qarkut Korçë do flas për Kolonjën. Shkoj shpesh atje dhe është një nga bashkitë që për fat të keq është nga zonat më të varfra. Po vuan më së shumti emigracionin e lartë. Në Kolonjë ka vetëm të moshuar dhe pak të rinj që përpiqen të mbijetojnë në varfërinë ekstreme. Pasuritë e zonës janë për qeveritarët e saj, jo për banorët. Këtë ma thonë sa herë shkoj. Çfarë ka bërë sot deputetja e PS-së, zonja Xhaçka për Kolonjën, sepse është deputete e zonës dhe unë e shoh që Erseka varfërohet sa herë shkoj atje.

Edhe rruga Korçë-Ersekë sa u ndërtua, u rrëzua. Si mund të ndërtosh në atë zonë aq të bukur dhe mos të përfitojnë qytetarët, por të përfitojnë këta qeveritarë si zonja deputete dhe kryebashkiaku Isai që kanë ndërtuar bujtina private, kanë privatizuar llixhat e Leskovikut se në fund të fundit këtu pasuri nuk mundet të përfitojnë vetëm pushtetarët, por gjithë zona.”-deklaroi Koti.

Pas saj e mori fjalën Xhaçka, e cila tha se asgjë nga këto nuk është e vërtet dhe se deputetja demokratike po bën “herezi” me akuzat që i drejton.

“Unë mendoj se do vërtet guxim të vish e të flasësh broçkulla, jo si të jesh deputete e Korçës, por si të jesh turiste e zonës. Për turistët kemi shumë respekt, i trajtojmë mirë, në Kolonjë, në çdo trevë. Të dalësh këtu e të kesh paturpësinë që investimet qofshin private qenkan në dëm të qytetarëve të Kolonjës, është herezi. Që të thuash se ka investitorë, njerëz që duan të kontribuojnë në ekonominë e asaj zone, dhe ky qenka mëkat, nuk di si t’ia vë emrin kësaj. Kolonja ka parë një rivitalizim si asnjë zonë tjetër. Zonja po ta përfaqësonte atë, do e dinte. Zonjë unë të ftoj të vish ta shohësh Kolonjën për atë që është, do të mirëpresim në shumë bujtinat që po hapen në atë zonë. Do e bëjmë shumë të mirëqenë.”- tha Xhaçka.

Kategori te tjeta

Artikuj te ngjashem

Ballinat e Tjera

Me te Lexuarat