
Kur kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është paraqitur sot në SPAK, përfaqësues të PD-së e pritën me thirrjet “hajdut, hajdut”.
Mes tyre ishte dhe ish-deputeti Klevis Balliu.
Duke parë Balliun mes tyre, Veliaj i përgjigjet duke i thënë që fjalët që i drejtoi atij, t’ja drejtojë të atit.
“Kërkoja Fariut. Thuaja Fariut, me 100 mijë euro makinë”-u shpreh ai.
Pas këtij momenti, duket se gjërat nuk kanë shkuar mirë për Balliun, pasi mjeti i tij tip “Mercedes Benz”, është gjobitur nga Policia Rrugore për parkim të gabuar.

Veliaj ditën e sotme, s’i ka kursyer ironitë për kundërshtarët e tij. Ai ka publikuar një story sot në profilin e WhatsApp-it të tij, duke cituar një nga shprehjet e famshme të Presidentit Amerikan, Frenklin D. Ruzvelt.
“Më gjykoni nga reputacioni i armiqve që kam bërë”, shkroi Veliaj.
