OKB rrëzon për herë të dytë SPAK-un, refuzon kërkesën për heqjen e masës së pezullimit për aksesimin e materialeve të gazetarit Qyno

Komiteti i të Drejtave të Njeriut në OKB ka kërkuar për herë të dytë nga Shqipëria pezullimin e menjëhershëm të veprimeve të aksesit dhe përpunimit të materialeve të sekuestruara nga SPAK, prej gazetarit Elton Qyno.

Komiteti Ndërgjyqësor i Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Gjenevë të Zvicrës, ka vendosur të rrëzojë kërkesën e kreut të prokurorisë së Posaçme (SPAK) Altin Dumani, për heqjen e masës së ndërmjetme të pezullimit për aksesimin e të dhënave kompjuterike dhe aparateve telefonike,të gazetarit.

Vendimi është marrë sot më 30 Prill 2024.

Komiteti ndërgjyqësor i OKB-së urdhëroi unanimisht që SPAK të përmbahet dhe mos aksesojë të dhënat e gazetarit Elton Qyno që ka sekuestruar. Madje edhe nëse pajisjet janë aksesuar dhe nxjerrë të dhënat e gazetarit, OKB ndalon SPAK t’i përdorë ato në proces hetimi apo gjyqësor.

Gjithashtu shtetit shqiptar i kërkohet që të mos kryejë asnjë lloj ndërhyrjeje tek materiali i sekuestruar që nuk ka lidhje me çështjen në hetim, si dhe të caktojë një procedurë për të mbrojtur konfidencialitetin e burimeve të informacionit pa lidhje me çështjen në hetim, ndërkohë që ajo po shqyrtohet nga OKB.

Gazetari i Ora News më 13 dhjetor të vitit të kaluar, u mor në pyetje për më shumë se 7 orë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme ku iu kërkua të tregonte burimin e informacionit, mbi transcriptimin e bisedave të vrasësist me pagesë Nuredin Dumani në aplikacionin ‘sky’.

Në banesën e gazetarit u kryen kontrolle të imtësishme dhe iu sekuestruan të gjitha pajisjet personale dhe ato të punës.

Kategori te tjeta

Artikuj te ngjashem

Ballinat e Tjera

Me te Lexuarat