“Të kanë kap për fyti Linda e Klotilda”- Debate në Komision mes Nokës e Naços

Debate të forta në Komisionin e Sigurisë, ku po shqyrtohet kërkesa e opozitës mbi zhvillimin e një seance dëgjimore me kreun e SPAK-ut, Altin Dumani.

Deputeti i PD-së Flamur Noka ka ngritur tonet ndaj kryetarit të Komisionit, Nasip Naço, që nuk ia ka miratuar kërkesën.

Naço tha se nga ana formale kërkesa e opozitës është në rregull dhe se ai ia ka drejtuar një kërkesë kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla për kërkesën e tyre.

Por Noka e ka humbur durimin këtu, duke i thënë kolegut socialist se ai është përdorur nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

“Të kanë kap për fyti Linda e Klotilda”- Debate në Komision mes Nokës e Naços

Pjesë nga debati:

Naço: Zoti Flamur, përveçse e keni firmosur, e keni parë

Noka: Po e kemi parë

Naço: Apo të kanë marrë firmën me detyrim, keni qenë nën presin apo me vullnet të lirë?

Noka: Kam qenë nën presionin tënd, me ke vënë pistoletën pas këpuce dhe e kam parë.

Naço: Këtu më je drejtuar mua si kryetar komisioni….

Noka: Çpunë ka Lindita këtu?! Kryetarja është kamikaze, ti nuk duhet t’ia lejosh vetes se je me integritet. Ti po bëhesh një kamikaz më keq se Lindita Nikolla

Naço: Nëse je për të bërë spektakël këtu është puna juaj.

Noka: Nuk kemi kërkuar mbledhje të përbashkët këtu

Naço: Ore po lexoni ndonjëherë

Noka: Po e çove veten në këtë pikë që Lindita të të përdorë ty, që mbahesh si njeri me integritet, faqe e zezë, ik se nuk e meriton as si deputet as si kryetar komisioni.

Naço: Faleminderit. Unë do ta vlerësoj kërkesën tuaj dhe sugjerimin. Kërkesën tuaj nuk e ka hedhur askush poshtë. Nga ana formale është në rregull. Ju falenderoj që më në fund u bashkuat dhe u bëtë nëntë. Kërkesën ma keni drejtuar mua. I kërkoj… Nuk jua ka ndaluar kush kërkesën. E di që e dashuroni Dumanin. E vlerësoni. Herë i thoni SPAK e herë SKAP. Nuk e bllokoj dot unë kërkesën, thashë kryetarja e Kuvendit do vendosë…A ta mbaroj?

Salianji: Kam një pyetje përtej retorikës. Po të them, cili është neni i rregullores që e pengon votimin e kërkesës së 8 deputetëve? Mos ngatërro kekun me byrekun.

Noka: Mos ma përmend Linditën, nuk ekziston për ne

Naço: Nuk besoj që jeni aq të padurueshëm. Keni kohë deri më 15. Unë jam i duruar.

Noka: Jo s’është i duruar, i poshtëruar në këtë rast

Salianji: Ne kemi një kërkesë që ta kemi depozituar. Pse keni frikë të vijë drejtuesi I SPAK këtu. Mund të më citoni ku e keni ju tagrin, kërkesën ligjore që të pengoni një kërkesë.

Naço: Po po, mi ka vënë dy këmbët në një këpucë. Po pse ke frikë nga ligjet mor Flamur

Noka: Të kesh frikë nga ligji është dinjitet, të kesh frikë nga Linda dhe Klotilda është turp dhe poshtërsi. Po ta them me sinqeritet, nuk ka Linditë dhe Kotildë hajdut e hajdute që mund të më poshtërojë. Turp e faqe e zezë. Ti je jashtë vetes, nuk je si puna e tyre. Të kanë kap për fyti.

Kategori te tjeta

Artikuj te ngjashem

Ballinat e Tjera

Me te Lexuarat