
Përshkallëzohet situata në protestën që po zhvillohet para bashkisë së Tiranës.
Në një moment protestuesit kanë hequr gardhin metalik, duke u përplasur fizikisht edhe me punonjësit e Policisë që ndodhen aty për të ruajtur rendin dhe sigurinë.
Përplasjet kanë ndodhur pasi këshilltarët e opozitës kanë kërkuar të futen brenda ambienteve të bashkisë. Por policia nuk i lejon.
“Ju keni parë çfarë ka ndodhur, Policia nuk lejon këshilltarët bashkiakë të futen në godinë dhe zyrat e tyre. Kjo ka sjellë situatën që ju patë. Po mbrojnë paligjshmërinë. I kërkova të tërhiqnin forcat e rendit nga përplasja me qytetarët.”– tha Gazmend Bardhi lidhur me situatën.
Për të shpërndarë protestuesit, policia ka përdorur gaz lotsjellës.
