
Donald Trump gjobitet me 9 mijë dollarë për shpërfillje të urdhrit të gjykatës. Gjyqtari që kryesonte gjyqin ndaj tij, e kishte urdhëruar Trumpin që të mos bënte deklarata kundër dëshmitarëve dhe jurisë gjatë procesit.
Gjykatësi Juan Merchan zbuloi se ish-presidenti e kishte shkelur urdhrin në nëntë raste të veçanta, me çdo shkelje që rezultonte në një gjobë prej 1000 dollarësh.
Po ashtu ai e kërcënoi Trumpin se do ta “burgoste” nëse vazhdonte ta bënte këtë. Siç shkruan “Fox News”, të nënta postimet u fshinë nga llogaritë e Trumpit gjatë pushimit në seancën e sotme gjyqësore.
Merchan e urdhëroi Trumpin ta bënte këtë deri në orën 14:15 të ditës së sotme.
Avokatët e Trump-it kanë argumentuar se urdhri në fjalë është një shkelje e të drejtave të ish-presidentit sipas Amendamentit të Parë. Por prokurori i Qarkut Alvin Bragg dhe zyra e tij pretenduan se Trump e shkeli urdhrin të paktën 14 herë, që nga java e kaluar.
Pasi fshiu postimet, Trump pati përsëri diçka tjetër për të thënë dhe iu drejtua amerikanëve më rrjetin “Truth Socil” ku shkroi: “Ky gjyqtar më ka hequr të drejtën kushtetuese për të folur i lirë. Unë jam i vetmi kandidat presidencial në histori që jam censuruar”.
Trump shton se i gjithë gjyqi është i manipuluar dhe se gjyqtari që e gjobiti dhe e ndaloi të fliste, me këtë veprim po mundohet të ndërhyjë në zgjedhjet presidenciale.