Veliaj lëshon gojën për analistët: Burra nga 65 vjeç që dalin çdo natë sikur po shikojnë porno, si pitbulla të eksituar

Pas dëshmisë së tij në SPAK, ku qëndroi për afro tetë orë, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj i është bashkuar mbledhjes online të Këshillit Bashkiak.

Gjatë fjalës së tij në mbledhje, Veliaj sulmoi dy liderët e opozitës, Sali Berishën dhe Ilir Metën. Ai u shpreh se i pari duhet të zbresë nga ballkoni dhe i dyti nga paralelja dhe të shkojnë të dy në SPAK. Veliaj po ashtu sulmoi analistët dhe gazetarët që sipas tij vendosin gjoba përmes mediave të tyre, duke përdor dhe një fjalor të pahijshëm.

“Kështu që nëse janë burra këta, lë të shkojnë në SPAK. Le të zbresë nga ballkoni Sali Berisha dhe të shkojë në SPAK. Le të zbresë Ilir Meta nga paralelja dhe të shkojë në SPAK, po këta s’janë burra. Është aftësi e jashtëzakonshme të mbledhësh llumin bashkë. Mjafton të shikoje dje emisionet e lajmeve, dhe ti kupton se një nga meritat tona është se kemi mbledhur si armiq bashkë të gjithë llumin.

Secili prej analistëve ka kërkuar diçka në bashki dhe nuk e kanë marrë. E di ai çfarë ka kërkuar Ben Reli për atë portalin që nuk jepet leje në kopshtin zoologjik. E di ai tjetri çfarë ka kërkuar për sondazhet që nuk i bën dhe faturon shifra të panevojshme dhe kur nuk e duan në Kosovë, në Shqipëri nuk e duan aspak.

Ai që ka ndërtuar pallat në mes të bllokut e ka shumë të lehtë sepse ky kryetar bashkie nuk e lë më të bëjë pallat në mes të bllokut duke ua vjedhur motrave besimtare. Secili prej maskarenjve që është aty përballë ka interesin e vet, nuk qan hallin as për pastrimin as për shkollat. Shumica e analistëve që nuk kanë qenë mentor i askujt, burra nga 55 vjeç rrinë natën në TV sikur po shikojnë Pornhub dhe të eksituar si pitbulla që shqyejnë çdo gjë që u del përpara. Kështu që jam krenar për punën. Se njerëzit e drejtë jo vetëm vlerësohen për punën e bërë por edhe për sa kanë frymëzuar armiqtë.”-deklaroi Veliaj.

Veliaj sot qëndroi gati 8 orë në godinën e SPAK-ut ku ishte thirrur për të dëshmuar lidhur me inceneratorin e Tiranës. Në një dalje për mediet, Veliaj tha se ai ishte thirrur si dëshmitar dhe vlerësoi hetuesit e SPAK-ut për profesionalizmin e tyre.

Kategori te tjeta

Artikuj te ngjashem

Ballinat e Tjera

Me te Lexuarat