Ishte keqinformim apo dezinformim kur Biden tha se të vaksinuarit nuk mund të infektoheshin me Covid? Zyrtari ngel pa përgjigje

“Kur administrata e Bidenit i tha popullit amerikan se të vaksinuarit nuk mund të prekeshin nga virusi, ishte keqinformim apo dezinformim?” Zyrtarët e Bidenit duket se nuk e dinë përgjigjen e kësaj pyetjeje.

Të mërkurën, ish-zyrtarë të administratës së Joe Bidenit u thirrën në Capitol Hill për të dëshmuar në një seancë dëgjimore të udhëhequr nga republikanët mbi presionin që ata ushtruan ndaj kompanive të teknologjisë, si Facebook, për të censuruar përmbajtjen në internet gjatë pandemisë.

Shumica e provave të republikanëve të paraqitura në seancën dëgjimore erdhën nga emailet e brendshme të kompanisë së “Facebook”-ut.

Drejtuesi i seancës Jim Jordan, e nisi mbledhjen duke lexuar një email të Mark Zuckerbergut dërguar zyrtarëve të tjerë të lartë të “Facebook”-ut në 2021.

“A mund të përmendim që Shtëpia e Bardhë na ushtroi presion për të censuruar teorinë e rrjedhjes nga laboratori?”- ishte emaili që u dërgonte Zuckerberg bashkëpunëtorëve të tij, pasi kishte marrë udhëzime të qarta të censuronin përmbajtjet.

Ish-zyrtarët e administratës së Bidenit i mbrojtën veprimet e tyre duke ia lënë fajin vetë kompanive që iu bindën.

“Për të qenë të sigurt, ato kompani janë vendimmarrësit përfundimtarë për atë që ndodh në platformën e tyre.”– shpjegoi Rob Flaherty, ish-drejtori i strategjisë dixhitale në Shtëpinë e Bardhë.  “Por, kjo nuk do të thotë që stafi i komunikimit nuk mund t’i kërkojë apo edhe t’i lutet atyre kompanive të adresojnë dezinformatat në ato platforma.”

Këto kërkesa nga Shtëpia e Bardhë përfshinin censorimin e diskutimeve në internet rreth sigurisë dhe efikasitetit të vaksinave.

Por sot, disa vite më vonë AstraZeneca, një kompani farmaceutike britanike, po përballet me padi të shumta për efektet anësore që ka shkaktuar tek njerëzit vaksina e tyre kundër COVID-19. Kompania kohët e fundit pranoi se vaksina mund të shkaktojë një gjendje të rrallë, por vdekjeprurëse të mpiksjes së gjakut të njohur si TTS.

Flaherty u pyet nga Jordan: “Kur administrata e Bidenit i tha popullit amerikan se të vaksinuarit nuk mund të prekeshin nga virusi, ishte keqinformim apo dezinformim?”

Një pyetje që ai nuk i dha dot përgjigje.

Kategori te tjeta

Artikuj te ngjashem

Ballinat e Tjera

Me te Lexuarat