Operacioni “Flakë në det”, cilët janë tre të arrestuarit e tjerë të grupit të Gëzim Çelës

Zbulohen emrat e tre personave të arrestuar në kuadër operacionit “Flakët në det”, si pjesë e grupit të Gëzim Çelës, i njohur ndryshe si baroni i drogës”.

Aata janë, Alket Deda, Ksenofon Bodo, Selami Lushkaj dhe akuzohen për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Sipas gazetares Klodiana Lala, emrat e tyre kanë dalë nga bisedat e ish-policit Arlind Ismailuka.

Ata dyshohen se kanë bashkëpunuar me Arben Dalipaj, i cili është i shpallur në kërkim.

Gjithashtu janë dokumentuar disa raste të trafikimit të droges Itali, Turqi, Kosovë dhe Greqi

Njoftimi i Policisë:

Në vijim të veprimeve proceduriale, në lidhje me procedimin penal nr. 185, të vitit 2023, në kuadër të të cilit, është zhvilluar operacioni policor i datës 15.08.2023, i emërtuar “Flakë në det”, ku nëpërmjet detit është tentuar të trafikohet një sasi e konsiderueshme lëndësh narkotike, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e  Organizuar, me vendimin nr. 46, datë 29.04.2024, ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, për caktimin e masës së sigurimit për personat nën hetim A. D., S. L. dhe K. B.,  si persona të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a,  333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Masat e sigurimit ndaj personave nën hetim A.D. S.L. dhe K.B., janë ekzekutuar nga Oficerët e Policisë Gjyqësore pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në datën 30.04.2024.

Gjatë ekzekutimit të vendimit për caktimin e masave të sigurimit, është ushtruar kontroll në disa banesa dhe subjekte tregëtare.

Kategori te tjeta

Artikuj te ngjashem

Ballinat e Tjera

Me te Lexuarat