Lidhjet e fshehta të drejtorit të Burgjeve me grupin Bajri dhe Pëllumb Gjokën

Klevis Qosja u emërua drejtor i burgjeve në Mars të këtij viti nga mbështetja e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit, si dhe ministrave aktualë të Energjetikës dhe të Drejtësisë: Belinda Ballukut dhe Ulsi Manjës.

Gjatë dy muajve të parë të detyrës, Qosen e kemi parë nëpër takime me ambasadorë duke lobuar për reformën e burgjeve në Shqipëri.

Më herët ai ka punuar drejtor i SHKB-së të burgjeve dhe si i tillë ai ndihmonte ish-të burgosurin Tahiri me takime pa limit dhe shërbime speciale.

Busulla” ka mësuar se rreth datës 15 Prill, Klevis Qosja është ulur me Saimir Tahirin dhe kanë drekuar së bashku. Në këtë takim Tahiri i ka kërkuar që Qosja të krijonte lehtësira për Behar Bajrin dhe Pëllumb Gjokën, “të fortin e Shkodrës” dhe “investitorin strategjik” të cilët u arrestuan në kuadër të operacionit të famshëm “Metamorfoza”, hetimet për të cilën nisën pas dekodimit nga francezët dhe belgët të mesazheve në aplikacionit “SkyECC”.

Klevis Qosja e njeh në qelizë sistemin e burgjeve, si ish-drejtues në SHKB, ai tashmë po e perfeksionon sistemin e favorizimeve klienteliste dhe burgjet janë të mbushura me pajisje të paligjshme dhe tejkalime të tjera.

Kategori te tjeta

Artikuj te ngjashem

Ballinat e Tjera

Me te Lexuarat