Konservatorët pësojnë humbje të mëdha në zgjedhjet lokale në Britani, Rishi Sunak në telashe

Partia Konservatore qeverisëse e Britanisë ka pësuar humbje të mëdha në zgjedhjet lokale, një shenjë se ata mund të jenë në telashe më të mëdha në zgjedhjet e përgjithshme që do mbahen më vonë këtë vit.

Me rreth një të tretën e rezultateve të deklaruara deri më tani, konservatorët kanë humbur më shumë se 100 vende në këshillat vendor. Kjo do të thotë gjithashtu se nëse nesër do të mbaheshin zgjedhjet e përgjithshme, Partia Laburiste e opozitës me siguri do të fitonte pushtetin. Kliko këtu për rezultatet paraprake, të përditësuara vazhdimisht nga transmetuesi publik britanik BBC.

Humbjet konservatore nuk ishin ekskluzivisht fitore për Laburistët. Partitë në të gjithë spektrin politik, duke përfshirë Reformën e re populiste të krahut të djathtë në Mbretërinë e Bashkuar, përfituan nga performanca e dobët e konservatorëve.

Ajo që këto rezultate nuk na tregojnë është se kur do të zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme. Ky vendim mbetet vetëm në duart e Sunak, i cili ka deri më 17 dhjetor për të thirrur zgjedhjet.

Konservatorët janë të ndarë kur mendojnë se Sunak duhet të kafshojë plumbin e votimit. Ai është angazhuar deri më sot vetëm që kjo të ndodhë në gjysmën e dytë të vitit 2024. E vërteta e ashpër është se nuk ka një kohë mirë që Sunak të thërrasë zgjedhjet. Në të gjithë skenarët, janë shumë të paktë ata që mendojnë se ai ka ndonjë shans për të fituar, ku shumica i bazojnë opinionet e tyre në atë që është humbja më pak e keqe.

Kohët e fundit ka pasur spekulime se ai mund të vendosë të shkojë në zgjedhje që në korrik.

Sipas një analize të gazetarit të CNN, Luke McGee, përparësia e zgjedhjeve verore është se Sunak mund të tregojë një histori më të mirë se sa ka mundur ta bëjë për disa kohë. Politika e tij kryesore e imigracionit, sipas së cilës azilkërkuesit dërgohen në Ruandë më në fund po zbatohet.

Në fillim të kësaj jave, qeveria doli në deklaratë për shtyp duke festuar se oficerët e imigracionit kishin grumbulluar njerëzit për ti çuar për në Ruanda. Fotografitë që tregojnë azilkërkuesit me pranga dhe të mbyllur në pjesën e pasme të furgonëve u pritën me përgjigje të ndryshme, por mesazhi i synuar ishte i qartë: Ne jemi seriozë dhe plani ynë po funksionon.

Ai ka histori të tjera relativisht pozitive për të treguar, krahasuar me muajt e fundit. Ndërsa normat e interesit nuk kanë rënë aq shpejt sa pritej, situata ekonomike është përmirësuar. Uljet e taksave për punëtorët po hyjnë në fuqi dhe ai është zotuar të rrisë shpenzimet britanike të mbrojtjes në 2.5% të PBB-së.

Afërsia me këto “fitore”, veçanërisht ajo e nisjes së emigrantëve për në Ruanda mund ta ndihmojë Sunak të mbrohet nga sulmet që i vijnë nga e djathta, të cilët i kanë bërë presion mbi emigracionin prej muajsh. Sa më gjatë të vonojë, aq më shumë kohë publiku – veçanërisht ata që janë më të shqetësuar për emigracionin – do të kenë për të parë ndonjë të metë në politikë.

Të tjerë mendojnë se Sunak duhet t’i lërë zgjedhjet nga drejt fundi i vitit, pasi i jep më shumë kohë që gjërat të përmirësohen.

Është e vërtetë që Sunak trashëgoi një rrëmujë nga dy paraardhësit e tij Boris Johnson dhe Liz Truss. Johnson-it iu desh të jepte dorëheqjen pas muajsh skandalesh që e ndiqnin në postin e tij të kryeministrit, ndërsa Truss u bë kryeministrja me mandatin më të shkurtër në histori pasi politikat e saj të diskutueshme ekonomike sollën rënien e paundit në pikën më të ulët ndonjëherë ndaj dollarit.

Kategori te tjeta

Artikuj te ngjashem

Ballinat e Tjera

Me te Lexuarat