Kjo e dielë do të jetë për qytetarët e Tiranës një “Ditë pa makina”, kështu që qarkullimi i automjeteve do të kufizohet gjatë një orari të caktuar. Prandaj nëse keni në plan të përdorni makinën, duhet më parë të shikoni se cilat janë rrugët që duhet të shmangni.
Sikurse bën me dije Policia Rrugore, qarkullimi i automjeteve do të kufizohet nga ora 06: 00 deri në orën 17:00 në disa nga segmentet kryesore në kryeqytet në kuadër të zhvillimit të aktivitetit promovues “Tirana pa makina’, në datat 5 Maj 2024 dhe 1 Qeshor 2024.
Për këtë arsye kanë hartuar një plan të lëvizjes për mjetet e emergjencës dhe atyre të Policisë së Shtetit.
Rrugët që do të bllokohen:
– Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, duke filluar nga Ministria e Brendshme deri në fillim të “Ish- Hotel Dajti.
– Bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit”, duke filluar nga Ura e “Ish Hotel Dajtit” deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”.
Ku mund të kaloni:
– Qarkullimi i automjeteve të vazhdojë në rrugën “Ibrahim Rugova”, Bulevardin “Zhan Dark”, bulevardin Bajram Curri” dhe në rrugën ‘George.Ë.Bush”.
– Qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit të vazhdojë normalisht në të gjitha segmentet rrugore të mësipërme.
-Linja Nr. 13 “Tirana e Re” dhe Linja Nr. 2 “TEG – Sauk i Vjetër – Kopshti Zoologjik – Ish Stacioni Trenit” të devijojnë në rrugën “Ibrahim Rugova”.