
Foto ilustruese
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku një lavatriçe e vënë në punë ka shpërthyer gjatë procesit të larjes.
Si pasojë e incidentit, ka mbetur i plagosur një 69-vjeçar. Kjo ka ndodhur në katin e 7-të të një pallati në Don Bosko.
“Më datë 04.05.2024, rreth orës 20:45, në katin e 7-të të një pallati në Don Bosko, gjatë procesit të larjes ka shpërthyer një lavatriçe, dhe si pasojë është dëmtuar shtetasi A. Sh., 69 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.”- thuhet në njoftimin e Policisë.