Incident në Korfuz, ena prej balte hidhet nga bashkia mbi kokën e së resë

Ndërsa në Korfuz të Greqisë këtë të shtunë bëhej hedhja tradicionale e enës prej balte, ka ndodhur një incident ku një vajzë ka përfunduar në spital.

Sicc raportojnë mediet greke, një vajzë e cila nuk e kishte dëgjuar thirrjen e policisë për çfarë do të ndodhte të shtunën poshtë ballkonit të bashkisë në San Giacomo, kaloi pikërisht aty. Dhe pikërisht në momentin kur në prani të kryebashkiakut Stefanos Poulimenos e zëvendësit të tij, u lëshua ena e madhe prej balte duke zbatuar traditën mijëravjeccare.

Por kryebashkiaku nuk e dinte se në ato momente dikush ishte duke kaluar në trotuarin poshtë.

Kështu ena prej balte u thye mbi kokën e qytetares.

Personat që ishin të pranishmit vrapuan për t’i ardhur në ndihmë asaj dhe thirrën ambulancën. E reja  u dërgua për ndihmë mjekësore në spital, ku ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, megjithëse nuk i shpëtoi dy qepjeve.

Kategori te tjeta

Artikuj te ngjashem

Ballinat e Tjera

Me te Lexuarat