Mesha e vigjiljes e Pashkëve Ortodokse në Shkodër është anulluar. Kjo për shkak të muzikës së lartë të lokaleve të natës përreth kishës “Lindja e Krishtit”.
Famullitari At Nikolla Petani është detyruar disa herë të ndërpresë meshën dhe në fund ai sëbashku me besimtarët ortodoksë, kanë vendosur të anullojnë meshën pasi fjala e famullitarit ishte e pamundur të dëgjohej.
“Festën e ngjalljes së Zotit tonë Jezu Krisht me një zhurmë të tillë…ne do të vazhdojmë të lutemi dhe Zoti ju gëzoftë, më mirë në jetën e përditshme. Sot është dita e ngjalljes së Zotit tonë Jezu Krisht dhe jemi të gjithë së bashku po ne do të vazhdojmë të lutemi në qoftë se këmbanat tona nuk do të dëgjohen si është e drejta të dëgjohen unë besoj se nuk ka vlerë të vazhdojmë që më tepër për ngjalljen e Zotit me muzikë dhe pa muzikë ne do ta bëjmë të gjithë së bashku, bekimin e Zotit.”– tha Petani.
Besimtarët ortodoksë kanë marrë pjesë në meshën e vigjiljes së Pashkës së Madhe pa probleme në kishat e tjera të vendit.