Një traget është përfshirë nga flakët në Portin e Sarandës këtë të dielë. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, por sikurse vihet re nga pamjet e mëposhtme nga brenda tragetit, flakët janë përhapur masivisht në bord duke shkrumbuar gjithçka.
Për fat të mirë, kur ndodhi incidenti nuk kishte njerëz në bord.
Sipas “BW”, pasi zjarri është shuar janë konstatuar dëme të shumta në mjetin lundrues, të cilat përllogariten në vlerë mbi 300 mijë euro.
Trageti “Santa” i cili u përfshi nga flakët bën linjën Sarandë- Korfuz dhe kishte rreth 40 minuta që kishte ardhur nga Korfuzi dhe ishte ankoruar në port.