Sherr me thika në terminalin e autobusëve në Fier, plagoset 40-vjeçari

Foto ilustruese

Një sherr me thika ka ndodhur paraditen e sotme në terminalin e autobusëve në Fier, ku për pasojë një person ka mbetur i plagosur. Ai është 40-vjeçari Klavio Lika.

Përmes një njoftimi për shtyp, Policia thotë se nga ndërhyrja e menjëhershme është bërë e mundur kapja dhe shoqërimi në Komisariat, i shtetasit Altin Lamçe. Arsyet e konfliktit mes tyre nuk bëhen të ditura.

“Plagosi me mjet prerës (thikë) një shtetas, Policia kap dhe vë në pranga, menjëherë pas ngjarjes, autorin e dyshuar.

Rreth orës 11:30, tek terminali i autobuzëve në Mbyet, Fier, dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi A. L. 50 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin K. L., rreth 40 vjeç.

Nga ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë, është bërë e mundur kapja dhe shoqërimi në Komisariat, i shtetasit A. L., me të cilin po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.”– thotë Policia.

Ndërkohë i dëmtuari është transportuar në spitalin e Fierit, ku po merr ndihmë mjekësore.

Kategori te tjeta

Artikuj te ngjashem

Ballinat e Tjera

Me te Lexuarat