Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri ka ankimuar vendimin e GJKKO-së që e dënoi me burg për blerje votash.
Dosja e Belerit është dorëzuar të premten nga GJKKO ne Apelin e Posaçëm dhe pritet të hidhet në short për t’iu caktuar trupa gjykuese.
Beleri i cili u arrestua më 12 maj 2023 për blerje votash, dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit, u shpall fajtor më 5 Mars dhe u dënua me dy vite heqje nga GJKKO.
Ndërsa qëndronte në në paraburgimin e Fierit, muajin e kaluar Beleri u zyrtarizua si kandidat për eurodeputet i partisë greke “Demokracia e re” të drejtuar nga kryeministri i shtetit fqinj grek Kyriakos Mitsotakis. Kjo ndërkohë që vetë Beleri ndodhet, e për këtë arsye në Athinë u desh të përfaqësohej nga vëllai i tij, Leonardo.
Këtë të hënë, eurodeputeti grek Manolis Kefaloyannis i cili mban edhe pozicionin e drejtuesit të delegacionit të Parlamentit Evropian në komitetin e stabilizim asocimit BE-Shqipëri, ka vizituar Belerin për herë të katërt në burgun e Fierit.
I pranishëm në takimin e sotëm ishte dhe kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule. Ata thanë se vizita ishte në kuadër të festës së Pashkëve ortodokse.