
Drejtuesi i programit “Report” në televizionin Italian “Rai 3”, Sigfrido Ranucci thotë se pjesa e dytë e reportazhit për Shqipërinë do të transmetohet brenda muajit.
“Jo asnjë censurë e gjatë këtyre ditëve jam përpjekur t’i përgjigjem në rrjetet sociale dhe interesit të lartë të publikut shqiptar. Asnjë censurë. Po punojmë për t’u rikthyer me materiale të tjera më të thelluara në analizën e nevojshme e duke respektuar kohën televizive. Kemi respektuar disa investigime të tjera që kanë prioritet pasi për pak hymë në fushatën elektorale të zgjedhjeve evropiane e duhet të respektojmë dhe par situatën politik.
Puntata mbi Shqipërinë do të jepet shumë shpejt. Nuk kemi pasur presion. Shumë na kanë kritikuar, dhe vetë Kryeministrja Meloni që e ka quajtur reportazhin tonë ‘një linçim ndaj popullit shqiptar’. Dua ta ritheksoj, asnjë linçim madje siç e provuan dhe sondazhet në Shqipëri, 84% e publikut shqiptar mendon se faktet e këtij reportazhi janë të vërteta. Ajo që më vjen keq është se si një Kryeministre italiane nuk ka besim në një televizion publik i shtetit italian. Brenda muajit do të transmetojmë puntatën e radhës së Report mbi Shqipërinë.”- tha Ranucci.
Këtë deklaratë ai e bëri gjatë një konference shtypi me gazetarët e huaj ku ishte i shoqëruar nga Drejtuesi i sindikatës së gazetarëve Daniele Macheda e nga drejtuesi i Federatës Kombëtare të Medias italiane, Vittorio Di Trapani.
I pyetur nga gazetarja Alma Kepi e “Syri TV” nëse ka biseduar me kryeministrin Edi Rama ai pranoi “Po, kam këmbyer me mesazhe me të.”
“A do të realizoni një intervistë televizive me KM shqiptar me kushtet që ai ka kërkuar, live e jo e montuar?” e pyeti gazetarja Ranuccin gjatë një interviste.
“Intervista me kryeministrin shqiptar do të respektohet si kreu i një qeverie e siç respektohet çdo kush që intervistohet nga Report. Nëse ai do pranojë intervista do të respektojë formatin e Report, mendimi i tij do të përcillet ashtu siç e shpreh, ashtu siç flet, janë të certifikuara koncepteve e përmbajtjes që ai do përcjellë.”– u përgjigj ai.
Emisioni “Report” që transmetohet çdo të dielë në mbrëmje bëri shumë bujë dy javë më parë kur publikoi një reportazh mbi Shqipërinë dhe marrëveshjen për emigrantët me Italinë, kjo për disa arsye. Por kryesore ishte se e prezantonte qeverinë shqiptare si një bandë mafioze dhe e dyta sepse përdori punën e gazetarëve shqiptarë pa i cituar. E pasi kishin paralajmëruar vetë transmetimin e pjesës së dytë të investigimit të dielën tjetër, kjo gjë nuk ndodhi.
Drejtuesi i programit Ranucci, që e kishte paralajmëruar vetë trasnmetimin e një pjesë të dytë, Sigfrido, shkroi në rrjete sociale se gjithshka u shty pasi janë në negociata me Edi Ramën për t’u përfshirë në program edhe një intervistë e kryeministrit shqiptar.