Çfarë ndodhi në protestën e gjashtë para Bashkisë, përsëri i bie të fikët një polici (PAMJET)

Këtë të martë u zhvillua protesta e radhës e thirrur nga opozita dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit përpara Bashkisë së Tiranës.

Ashtu siç ndodhi javën e kaluar, edhe këtë radhë një tjetër efektiv policie është ndjerë keq e më pas ka humbur ndjenjat. Efektivi është larguar nga kordoni policor nga kolegët e tij, e më tej është transportuar në spital me autoambulancë.

Si në protestat e kaluara, para bashkisë militantët e Rithemelimit kanë përdorur mollë, vezë, kastraveca për të gjuajtur goditën e institucionit.

Po ashtu protestuesit kanë hequr me forcë barrierat metalike të vendosura nga efektivët e policisë para bashkisë së Tiranës. Policia nuk ka ndërhyrë për të ndalur protestuesit.

Molotovët nuk kanë munguar as sot, pasi tymi dhe zjarri për pak orë mbuluan ndërtesën.

Kjo ishte e gjashta protestë radhazi e opozitës dhe aktivistëve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, të cilët kërkojnë dorëheqjen dhe hetimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës në kuadër të Dosjes 5 D.

Kategori te tjeta

Artikuj te ngjashem

Ballinat e Tjera

Me te Lexuarat