
Një grup hakerësh ka goditur faqet e institucioneve në Kosovë këtë të martë.
E ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, thotë se ky sulm po vjen nga Rusia.
Në një postim në rrjetin social “X”, ministrja thotë se sulmi hibrid rus vjen pas njoftimit të Kosovës se do të mbështesë me pajisje ushtarake Ukrainën.
“Rusia po e sulmon Kosovën në një mënyrë hibride sot, pas njoftimit tonë për mbështetje me pajisje ushtarake për Ukrainën, në mbrojtjen e saj të justifikuar kundër agresionit gjenocidal rus. Ne e dimë nga gjenocidi i Serbisë ndaj Kosovës se vetëm mjetet ushtarake e ndalin gjenocidin.”– ka shkruar Gërvalla
Sipas njoftimit nga qeveria, shënjestër e sulmeve kanë qenë faqja e Presidencës dhe Kryeministrisë.
