Nipërit e Tërmet Peçit ndihmuan në vrasjen e Shkëlzen Kastratit në Fier

Në shkurt të vitit 2021, Shkëlzen Kastrati u godit dhe u vra në automjetin e tij në rrethrrotullimin e Sheqit të Fierit.

Ditën e vrasjes së Kastratit, policia e Fierit kapi një audi të dyshimtë në të cilin qëndronin dy vëzhgues (ndihmësa) të grupit të vrasësve. Por, dy personat që ndodheshin në Audi ashtu siç u shoqëruan, ashtu edhe u lanë menjëherë të lirë.

Në këto tre vite, Policia nuk e hetoi asnjëherë këtë episod që implikon shefat e Policisë së Fierit. Natyrshëm lindin pyetjet, në pronësinë e kujt ishte automjeti misterioz që u ndalua paraditen e 1 shkurtit dhe pse shefi i Policisë Bledar Çeliku i la ata të lirë?

Si lidhen nipërit e Tërmet Peçit me këtë histori

Lidhur me këtë ngjarje, Policia kriminale ka dy të dyshuar si organizatorë: Gent Binjakun dhe kushëririn e tij të parë Neki Hamitajt nga Fieri. Të dy janë grosistë kokaine.

Busulla.co ka mësuar se personat që janë ndaluar me Audin e dyshimtë të lartpërmendur, janë persona të afërt të “Renit të Vogël” nga Tepelena.

Ky person përveçse është ortaku në narkotrafik i kushërinjve Binjaku-Hamitaj pasi sëbashku nxjerrin kokainë në Portin e Pireut, është nip i kryebashkiakut të Tepelenës, Tërmet Peçit.

Binjaku dhe Hamitaj të vendosur për të hequr qafe Shkëlzen Kastratin, i kishin kërkuar ndihmë ortakut të tyre në narkotrafik “Reni i vogël” nga Tepelena, i cili nëpërmjet një ndërlidhësi (Julit të Pashakos), gjeti skuadrën e vrasësve të Kastratit.

Dy personat që ndodheshin në Audi dhe u ndaluan nga policia ishin vëzhgues të grupit të vrasësve. Audi misterioz ka qenë në pronësi të kunatit Renit (Erjon Selimi), po ashtu nga Tepelena dhe ai është shoqëruar në komisariatin e Fierit, kur ka ardhur në Shqipëri.

Atë moment në Fier ka shkuar Blerim Çiço për t’u takuar me drejtorin e asokohe të Policisë në Fier, Bledar Çeliku. Çiço është vëllai i Elton Çiços, që ka bërë të mundur të dalë Erjon Selimi Komisariati i Fierit.

Blerim Çiço përveçse është i përfshirë në shumë ngjarje të tjera dhe është në punë nga qeveria shqiptare në IKMT, është djali i dajës së Tërmet Peçit. Dhe, Reni është nipi i Tërmetit. E kryebashkiaku i ndihmon të mbyllin çështjet që kanë me drejtësinë.

Kategori te tjeta

Artikuj te ngjashem

Ballinat e Tjera

Me te Lexuarat