A do të ekstradohet Hajdar Çopja?

Hajdar Çopja me të vëllanë Franc Çopja dyshohen si urdhëruesit e vrasjes së Arjan Spahiut në Belgjikë.

Vëllezërit janë nën hetim intensiv nga autoritetet belge pasi dyshohen jo vetëm si grosistë kokaine por edhe si financues të një skuadre prej katër killerash.

Aktualisht SPAK po heton dhe po mban nën vrojtim familjarët dhe lidhjet shoqërore të katër killerave. Franc Çopja është aktualisht në qeli në Belgjikë, pasi u ekstradua atje në dhjetor të vitit 2023, ndërsa vëllai i tij Hajdari ndodhet ende në Dubai.

Shpesh Dubai është konsideruar si “oaz” për kriminelët, por para një muaji pati një marrëveshje mes Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe për ekstradimet e personazheve të botës së krimit të dënuar për vrasje, me vendim të formës së prerë.

Vrasja e Arjan Spahiut

Arjan Spahiu i njohur ndryshe si Arjani i Vogël u vra në vitin 2020, në lagjen Molenbek të Brukselit, në Belgjikë.

Si porositës të krimit, prokurorët belgë që kanë hetuar çështjen akuzojnë vëllezërit Hajdar dhe Franc Çopja nga Elbasani, të cilët në atë kohë qëndronin prej vitesh në Dubai.

Spahiu u konsiderua si viktima e radhës në përplasjen e ashpër mes dy grupeve kriminale, Alibej dhe Çopja, përplasje që nisi vite më parë me humbjen e një sasie prej 50 kg kokainë në Britaninë e Madhe dhe dhunimin e një të riu atje, pasi dyshohej se e kishte grabitur drogën. Spahiu vetë konsiderohej si “financieri” i grupit të Erjon Alibej, me të cilin ai kishte lidhje krushqie.

Vëllezërit Çopja

Hajdar Çopja njihet në Elbasan me mbiemrat Bako dhe Hysa. Hajdari së bashku me dy vëllezërit e tij, Franc Bako alias Çopja alias Gergely dhe Ervin Bako alias Çopja, ka dyshime të forta se ata drejtojnë një grup kriminal, veprimtaria e të cilit është trafikimi i lëndëve narkotike në disa vende të Europës.

Bako njihet ndryshe si “Dari i Elbasanit”, ndërsa jeton në Dubai, ku vizitën e fundit në Shqipëri e ka bërë më 6 shkurt 2021.

Franc Çopja alias Franc Gergely, 31 vjeç, në dhjetor të 2023-it mori titullin e palakmueshëm të kriminelit të parë të drogës të ekstraduar nga Dubai në Belgjikë. Ai ndodhet në një qeli në Belgjikë, për të paktën nëntë vrasje. Ai u ekspozua përfundimisht nga mesazhet e deshifruara të “Sky ECC” për bashkëpunëtorët e tij.

Detaje të reja në vijim…

Kategori te tjeta

Artikuj te ngjashem

Ballinat e Tjera

Me te Lexuarat