Aqif Rakipi (Qifja i famshëm) alarmohet nga hetimi i SPAK-ut në Bashkinë e Elbasanit

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka nisur hetimin në Bashkinë e Elbasanit dhe ka sekuestruar telefonat dhe një kompjuter të nënkryetares Aulona Bylykbashi.

Busulla.co ka mësuar se nënkryetarja Bylykbashi dyshohet si e lidhur me biznesmenin Bujar Shega, i cili ka precedentë penalë në disa shtete të Evropës. Bujar Shega punon me ish-deputetin e PDIU-së, Aqif Rakipin.

Aulona Bylykbashi dyshohet se ka biseda dhe me babanë e Suel Çelës, por lidhjet e saj me aksin Rakipi-Shega janë më delikate.

Aqif Rakipi muajt e fundit ka ulur profilin publik sepse e rekomanduan që ekspozimi publik mund të shkaktonte interes tek amerikanët dhe SPAK-u.

Ish-deputeti Aqif Rakipi është përfitues i tenderave jo vetëm në Elbasan, por dhe në Vorë. E përveç kësaj, ai kontrollon dhe drejtorin e Policisë së Fierit, Lorenc Panganika, për të cilin po lobon për ta sjellë drejtues në Tiranë.

(Vijon)

Kategori te tjeta

Artikuj te ngjashem

Ballinat e Tjera

Me te Lexuarat