Pasi injektoi botën për mbi 2 vite rresht, “AstraZeneca” tërheq vaksinat

Pasi për mbi 2 vite injektuan botën, vaksina e “Astra Zeneca”-ës, nuk mund të përdoret më në Bashkimin Evropian, pasi kompania u tërhoq vullnetarisht.

Kërkesa për tërheqjen e vaksinës është bërë më 5 Mars dhe ka hyrë në fuqi të martën më 7 Mars.

Pas BE-së, “AstraZeneca” do të bëjë të njëjtën gjë edhe në vendet e tjera ku i është miratuar vaksina anti-COVID.

Kur u krijua fillimisht, vaksina e “AstraZeneca”-ës ishte shpallur “triumf për shkencën britanike” nga kryeministri i atëhershëm Boris Johnson. Por tanimë është nën hetim për një efekt anësor shumë të rrallë, që mund të shkaktojë mpiksje gjaku dhe numër të ulët të trombociteve në gjak. AstraZeneca pranoi në dokumentet gjyqësore të paraqitura në Gjykatën e Lartë në Britani në shkurt, se vaksina e saj “mund, në raste shumë të rralla, të shkaktojë TTS”.

TTS – që nënkupton trombozën me sindromën e trombocitopenisë – është lidhur me të paktën 81 vdekje në Britani, si dhe me qindra lëndime të rënda. AstraZeneca është paditur nga më shumë se 50 viktima të dyshuara.

Por “AstraZeneca” ka këmbëngulur se vendimi për tërheqjen e vaksinës nuk është i lidhur me çështjen gjyqësore ose pranimin se mund të shkaktojë TTS. Por pretendon se është thjesht rastësi.

Gazeta Telegraph thotë se kompania do të tërheqë autorizimet e marketingut në vende të tjera, përfshirë Britaninë e Madhe, ku ka miratimin rregullator. “AstraZeneca” nuk ka pasur kurrë miratim që vaksina të përdoret në SHBA.

Kategori te tjeta

Artikuj te ngjashem

Ballinat e Tjera

Me te Lexuarat