ANSA: Ishte lënë për në 20 Maj, shtyhet hapja e qendrave të emigrantëve në Shqipëri

Është shtyrë hapja e qendrave të emigrantëve në Shqipëri, e cila ishte planifikuar për në datën 20 Maj. Të paktën kështu raporton sot Agjencia italiane e lajmeve ANSA.

“Inxhinierët ushtarakë italianë që punojnë në kantieret e Shëngjinit dhe Gjaderit, sipas marrëveshjes ndërmjet Romës dhe Tiranës, nuk kanë përfunduar ende ngritjen e objekteve.”– shkruan ANSA.

Ka qenë njoftimi i Marsit të kaluar nga prefektura e Romës për caktimin e shërbimeve të pritjes që ka vendosur funksionimin e tyre “jo më vonë se data 20 maj 2024”.

ANSA shkruan se nisja duhet të konfirmohej nga Ministria e Brendshme italianhe me 15 ditë njoftim. Ndërkohë kontratën për menaxhimin e objekteve për 24 muaj e ka fituar kooperativa Medihospes me një ofertë prej 133.8 milionë euro.

Kategori te tjeta

Artikuj te ngjashem

Ballinat e Tjera

Me te Lexuarat