Manja sfidon Bashën: Mua më bien flokët, ty të shtohen, por a je gati të shkojmë të dy në SPAK (DEBATI)

Debate mes ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja dhe kreut të PD-së, Lulzim Basha në seancën e sotme plenare që po zhvillohet në Kuvend.

Ndërsa i përgjigjej Enkelejd Alibeajt për amnistinë, ministri Manja nuk u kursye me batutat edhe ndaj Bashës, duke thënë që atij po i thinjen flokët e prandaj i lyen, ndërsa atij vetë po i bien. Pas disa replikash, në fund Manja e sfidoi Bashën që të shkojnë në SPAK, ai vetë të hetohet në lidhje me dosjen 184, e opozitari për rastet ku i përmendet emri.

Pjesë nga debati:

Manja: Po si mor burrë i dheut vjen dhe shet moral ti këtu dhe vendos dorën në zemër e të qan zemra për SPAK e drejtësisë, për viktimat e drejtësisë. Ti the dua Amnistia për ata që i prenë gishtat policisë, vjen këtu dhe vendos dorën në zemër dhe bën moralin e viktimave të këtyre që liruam ne nga Amnistia. Je i pakënaqur me veten si njeri, kur nuk kënaqe kur të bëri Sali Berisha ministër drejtësie nuk do të kënaqesh në këtë dynja

Ta dish e keni mundësinë të tregoni vullnetin për të mbështetur SPAK dhe drejtësinë e re. Ai që është pas teje të shkojë në SPAK dhe të thotë “dua të hetohem për rrugën e kombit se i kam shpëtuar me raport mjekësor’ Shko aty, e dyta, “e dashur drejtësi e re kam një çështje të lobimit rus që e ka pushuar Prokuroria e Tiranës dhe dua ta hetoni ju”. Kjo është dashuria për SPAK.

Basha: Mashtrues, mashtrues ordiner, pse gënjen (Dëgjohet në sfond)

Manja: E treta dhe më e rëndësishme që është dallimi mes teje që thinjesh përditë dhe mua që më bien flokët, pra ti thinjesh mua më bien… është një çështje tjetër e Strasburg, 21 Janar është krim shtetëror i pahetuar. Moralisht të jesh ish-ministër i Brendshëm të vritet 4 qytetarë dhe të mos ndjesh detyrimin të vihesh në dispozicion të drejtësisë së re. Aty e keni, shkoni, aty e keni drejtësinë e re. Ju e keni njëri me tjetrin dhe kthen gishtin këtej. Kujdes me bojën, herë tjetër nxiji pak më shumë.

Basha: Nuk i kamë parë kurrë kaq aktivë, anëtarët e PS për të të mbrojtur Ulsi, kaq rëndë je. Dhe që je rëndë kuptohet sepse një njeri që nuk ka argumente merret me gjera personale. Nuk ta kanë borxh shqiptarët që merresh me leshtë e mi. Të ngelën leshtë e mi në gojë ty dhe atij që mungon sot. Pse merresh me atë punë? Ti merru me të vërtetat.

Manja: Mua më bien flokët ty të shtohen, ky është halli im. Ndryshe nga ti, kur të tutë thonë që gënjen edhe për orën, të mitë ende nuk e kanë thënë për mua, sepse ditën kur do ta thonë do të iki nga politika. Jam gati për dosjen 184, po ti je gati të ikim të dy atje? Të tjerat janë retorikë politike. Drejtësia flet me fakte.

Kategori te tjeta

Artikuj te ngjashem

Ballinat e Tjera

Me te Lexuarat