Femra misterioze, hasmëria dhe gjobëvënia – 3 pistat e vrasjes së Roan Brahimajt në Athinë

Roan Brahimaj alias Sidi u ekzekutua mbrëmjen e 9 Majit 2024, në një atentat mafioz të ndodhur në lagjen Vyronas (Byron) në afërsi të Athinës në Greqi.

Roan Brahimaj njihej si armiku i Ervis Martinajt.

Ngjarja ndodhi kur ai po merrte të birin në një park lojërash, pasi kishte shkuar në Athinë të kalonte Pashkët ortodokse me të dhe nënën e fëmijës.

Gruaja në Greqi e identifikuar si Katerina Beqo, kishte 14 vite që jetonte në Greqi.

Konflikti me Ardian Gjeloshin

Busulla.co ka mësuar se para vitit 2014 kjo femër ka qenë e dashura e Ardian Gjeloshit, kundërshtari i Sidit.

Ardian Gjeloshi ka paguar 3 vrasës me pagesë në vitin 2014 dhe i ka vrarë Sidit dy djemtë e xhaxhait. Atentat ku mbeti i plagosur dhe një person i tretë.

Bëhet fjalë për ngjarjen e vitit 2014, ku u vranë Klodian Ndreca e Taulant Prendi si dhe u plagos Aurel Prendi.

Dhjetë vite më vonë, në shkurt të vitit 2024 një atentat u bë në firmën e inerteve në pronësi të Gjeloshit. Nga ky atentat mbeti i vrarë Selman Mihana dhe u plagos vetë pronari i firmës së inerteve. Për sulmin me armë që u vra roja te firma e Ardian Gjeloshit, familjarët e Gjeloshit dyshojnë dhe fajësojnë Roan Brahimajn si porositës të atentatit.

Pak javë më pas nga kjo ngjarje u ekzekutua në Athinë pikërisht Roan Brahimaj.

Pistat e hetimit

Pista kryesore e hetuesve është një informacion i dalë nga brenda rrethit të Brahimajt për lokacionin e tij. Gruaja e tij e dytë është e dyshuar si bashkëpunëtore e mundshme, por ende nuk ka prova që e lidhin direkt atë.

Të dyshuar si urdhërues janë Edison Reçi, nipi i Kastriot Reçit dhe Klajdi Gjeloshi, djali i Ardian Gjeloshit. Por kjo nuk është pista e vetme.

Pista e dytë e hetimit lidhet me një gjobëvënie prej 2 milionë eurosh në një pikë exchange dhe transfertash valute të një biznesmeni nga Vlora, të njohur me nofkën “Nexhi i transfertave”.

Shuma prej 2 milionë eurosh u mbajt me dhunë nga Roan Brahimaj dhe nuk ju kthye më të zotit. Brahimaj akuzohet nga një grup kriminal që ushtron trafikun e drogës, se ka mbajtur me dhunë një ngarkesë prej 400 kg kokainë në Spanjë. Brahimaj ishte mik me Plarent Dervishajn dhe Ramazan Rrajën.

Kategori te tjeta

Artikuj te ngjashem

Ballinat e Tjera

Me te Lexuarat