Blendi Klosi dhe Gaz Demi shkojnë çdo muaj në Gevgelija të Maqedonisë së Veriut, për të luajtur në kazino.
Busulla.co ka mësuar se Sekretari i Përgjithshëm i PS-së shpesh herë fundjavat i kalon nën shoqërinë e biznesmenit Gazmend (Gaz) Demit, çdo muaj. Por ai e kalon pikën doganore pa e deklaruar udhëtimin, pasi ka njohje me disa oficerë të Doganës.
Në Gevgeli ka disa kazino të cilat frekuentohen nga dy miqtë të cilët lënë miliona lekë aty, duke përfshirë këtu kazinotë Royal, Flamingo dhe Princess.
Shpenzimet e ish-ministrit të Turizmit dhe Mjedisit nuk përkojnë me deklarimin e pasurisë.
Por Prokuroria e Posaçme SPAK, ndonëse heton detaje të rëndësishme të shpenzimeve të zyrtarëve, për Blendi Klosin rezulton se nuk ka bërë asnjë verifikim.