Pse policia nuk tha të vërtetën për atentatin kundër Inez Hajrullës (Ini i Çones) në Durrës

Inez Hajrulla

Në datën 21 shkurt të këtij viti, në Durrës u arrestua Armando Sulejmani, alias Çipuri, ish-anëtar i bandës së Gaxhait. Ai është hasmi i Inez Hajrullës (Init të Çones) në Vlorë dhe mik me gangsterin Fatmir Hysenin alias Doqja.

Busulla.co ka mësuar se Armando Sulejmani ishte në një automjet me disa persona të tjerë, por para se të ndërhynte policia një person ka dalë nga automjeti dhe ka ikur me vrap për të fshehur armët.

Policia kriminale kishte informacion se ata po përgatisnin atentat ndaj Init të Çones, i cili pritej të kalonte në Durrës atë ditë, ku dihet që autostrada Durrës-Tiranë kontrollohet nga grupi i Elvis Doçit, alias Visi i Pojës.

Armando Sulejmani

Policia e paraqiti si aksion rutinë dhe e fshehu të vërtetën se Çipuri dhe pasagjerët e tjerë po përgatisnin vrasjen e Init të Çones. Çipuri operonte dhe ndihmohej në Durrës nga një tjetër organizatë e këtij qyteti, e drejtuar nga Elvis Doçi. Si përfundim, Armando Sulejmani u lirua më 8 mars 2024 nga Gjykata e Tiranës e cila caktoi si masë sigurimi atë të “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

Inez Hajrulla ka qenë shpesh shënjestër e atentateve në Vlorë, ndërsa u ka shpëtuar edhe të paktën dy tentativave të tjera për ta vrarë në këto vite, fillimisht në vitin 2017 dhe më pas në 2019.

Kategori te tjeta

Artikuj te ngjashem

Ballinat e Tjera

Me te Lexuarat