Biznesmeni Mentor Mezini u thirr në SPAK tre muaj më parë pasi po hetohej si narkotrafikant dhe grosist kokaine i dalë dhe në dosjet SKY-Encro. Në këto përgjime ai rezultonte pjesë e trafikut ndërkombëtar të drogës me Eldi Dizdarin, Dritan Rexhepin dhe Ervin Matën.
Fill pasi nisi hetimi, Mentor Mezini (alias Tor Lushnjari) nisi të shesë pronat e tij duke filluar me Drymades Beach, të cilën e shiti për 12 milionë euro.
Busulla.co ka mësuar se ai po shet fiktivisht dhe aksionet që ka në projektin e ndërtimit pranë Liqenit Artificial të Tiranës ku po përdor si koperturë biznesmenin Sokol Meqemeja dhe disa individe të tjerë.
SPAK ka të dhëna të plota për aktivitetin kriminal të Tor Lushnjarit, por dikush duket se i ka dhënë kohë që të mbyllë llogaritë e pronave.
Natyrshëm lind pyetja: Kush është prokurori me fuqi në SPAK që ja ka dhënë këtë privilegj Tor Lushnjarit dhe çfarë ka përfituar në këmbim prokurori?