Atentat bashkëpunëtorit të Elvis Demçes në Itali

Elvis Demce

Giancarlo Tei, i njohur si bashkëpunëtor i afërt i “bosit shqiptar” të drogës Elvis Demçe, ka rënë pre e një atentati me armë zjarri në Romë.

Siç bëjnë me dije mediet italiane, Tei i cili njihet dhe me pseudonimin ‘Lallo’ po kthehej në shtëpi. Ai sapo kishte parkuar makinën kur rreth orës 20:00 një burrë i maskuar e qëlloi atë dy herë, duke e goditur në të pasme dhe në kofshë.

Ai ka qenë plagosur edhe herë tjetër në këmbë më parë, por ishte vetëm 18 vjeç në atë kohë.

Dëshmitarët në vendin e ngjarjes tregojnë se Lallo kërkonte dëshpërimisht nënën e tij, dhe bërtiste për ndihmë, sikur të ishte ende një fëmijë. Ai u transportua në poliklinikën Tor Vergata, ku i nënshtrua një operacioni për të nxjerrë plumbin.

27-vjeçari ka qenë i akuzuar për vrasje dhe policia pretendon se ishte shumë pranë arrestimit tij para se të ndodhte ngjarja.

Mediet italiane thonë se Lallo kishte një natyrë “të dhunshme”, një i ri gjaknxehtë që megjithatë me kalimin e viteve ka arritur të mbajë në këmbë biznesin familjar, tregtinë e drogës.

Me kalimin e viteve ai ka mbajtur gjithashtu kontakte me të gjithë, madje edhe me shqiptarin Elvis Demçe, i cili në bisedën e tij në EncroChat (sistemi që përdorin narkot për të komunikuar me njëri-tjetrin) e quajti shqiptarin si ‘i çmendur’.

Lallo konsiderohet si njeriu kyç në menaxhimin e trafikut të drogës në bashkëpunim me Demçen por edhe me bandat e tjera kalabreze të San Luca.

Kujtojmë se Elvis Demce u arrestua në janar të 2022-shit, pasi në përgjime u zbulua se fliste me anëtarë të grupit kriminal për të ekzekutuar efektivë, gjyqtarë dhe prokurorë që hetonin grupin e tij.

Elvis Demce

Kategori te tjeta

Artikuj te ngjashem

Ballinat e Tjera

Me te Lexuarat