Pse mediet e fshehën investigimin e BIRN-it për Maznikun e Fugën

Ditën e hënë Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative në Shqipëri – BIRN Albania publikoi një investigim që tregonte dy persona të afërt të kryeministrit Edi Rama, Arbjan Mazniku dhe Endri Fuga kanë shpenzuar mbi 800 mijë euro para publike në tendera të fituar qartazi në “konflikt interesi”.

Publikimi i këtij artikulli ekspozon para publikut ministrin Mazniku dhe këshilltarin jetëgjatë të kryeministrit, Fugën, por pavarësisht kësaj shumë media në Shqipëri nuk e kanë ndarë me audiencat e tyre investigimin e kolegëve të BIRN-it.

Si media që pretendojnë të jenë të pavarura dhe që raportojnë të vërtetën mbi zhvillimet kryesore politike e të aktualitetit, këtë radhë skandali i Maznikut dhe i Fugës nuk mori hapësirë në këto media online: Shqiptarja.com, Gazetatema.net, Top-channel.tv, Tvklan.al, Vizionplus.tv, Mcntv.al, Lapsi.al, Hashtag.al, Newsbomb.al Opinion.al, Pamfleti.net.

Në edicionin informativ të mbrëmjes, Top Channel gjeti hapësirë të promovonte punimet për autostradën Thumanë-Kashar, por jo për skandalin e radhës të ministrave të qeverisë.

E njëjta gjë dhe me edicionin informativ të TV KLAN-it.

Por, cilat medie e kanë publikuar: BoldNews.al, Alfapress.al, CNA.al, Syri.net, Panorama.com.al, Balkanweb.com, Faxweb.al, Dosja.al, Politiko.al.

Çfarë thotë investigimi?

Sipas investigimit, gratë e Maznikut dhe Fugës rezutojnë me restorant mes Pazarit të Ri.

“The Home” rezulton e regjistruar në pronësinë e bashkëshorteve të tyre, Marinela Lika me 50% të aksioneve dhe Besa Fuga me 50%.

Pikërisht në natën e ndërrimit të viteve më 31 dhjetor 2023, një grup zyrtarësh (55 persona) u mblodhën për të festuar në këtë restorant dhe fatura prej 236 mijë lekësh në total, u pagua nga Bashkia e Tiranës. Shpenzimi i parave publike në restorantin e bashkëshortes, gjatë kohës që Mazniku ishte nënkryetar bashkie, përbën sipas ligjit konflikt interesi.

Por konflikti i interesit nuk ndalet me kaq. BIRN thotë se një firmë e lidhur me restorantin “The Home” fitoi tendera publik me vlerë 800 mijë euro nga kompania publike Tirana DC dhe Bashkia e Tiranës gjatë viteve 2021-2022 (Kliko këtu për më shumë).

Publikimi i këtij artikulli ekspozon para publikut dy persona:

Arbjan Maznikun, ish-nënkryetar i Bashkisë së Tiranës që mban sot postin e ministrit të Shtetit për Qeverisjen Vendore.

Endri Fugën, këshilltari jetëgjatë i kryeministrit Edi Rama dhe drejtor i Agjencisë për Media dhe Informim.

Duke patur parasysh rëndësinë që ky investigim ka, natyrshëm lind pyetja: Pse këto media nuk e raportuan?

Kategori te tjeta

Artikuj te ngjashem

Ballinat e Tjera

Me te Lexuarat