Disa media dhe analistë të lidhur me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, kanë 1 muaj që paralajmërojnë arrestimin e ish-presidentit Ilir Meta.
Këto lajme porositen direkt nga Veliaj, i cili është detyruar të shkojë në SPAK për aferën e madhe që i ka plasur me drejtorët e Bashkisë dhe me implikimet për inceneratorin e Tiranës.
Veliaj ishte në SPAK më 31 Prill, ku qëndroi për afro 8 orë për të dëshmuar për aferën e inceneratorëve, e pasi doli nga godina e Prokurorisë së Posaçme tha para gazetarëve se prokurorët i kishte kolegë dhe se e kishte kërkuar vetë të paraqitej atje (Lexo këtu).
Busulla.co ka mësuar se Veliaj ndodhet në një gjendje të vështirë pasi në arkivën e iCloud-it që ju sekuestrua Klodian Zotos gjenden SMS dhe emaile që flasin për implikim direkt të kryetarit të bashkisë me inceneratorët.
Veliaj po bën presion që njësoj si drejtorët e tij të hetohen dhe ata të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Ballukut, por në media ai propagandon që të arrestohet Ilir Meta.
Strategjia e Veliajt është që të thellojë konfliktin e Ilir Metës me SPAK-un, me qëllim që të shkëputet vëmendja nga problemet e tij.
Kryebashkiaku ka kaluar në paranojë sepse dyshon se kurthin në SPAK ja ka ngritur vetë kryeministri Edi Rama me Belinda Ballukun, por ai në këtë moment nuk u del dot haptazi kundër.
Tymnajën mbi arrestimin e Ilir Metës, Veliaj po e përhap nëpërmjet disa mediave që ai i josh me favore.