Dy të arrestuar në Spanjë dhe Itali nga operacioni i SPAK-ut, njëri është dhëndri i Arben Ndokës

Në kuadër të megaoperacionit të sotëm të SPAK, janë kryer arrestime edhe jashtë vendit pas komunikimeve mes Interpol Tirana dhe autoriteteve italiane dhe spanjolle.

Kështu është arrestuar në Itali Arjan Tuku, ndërsa në Spanjë Denis Meta.

Arian Tuku, 36-vjeçari nga Lezha është dhëndri i Arben Ndokës, ish-deputetit të PS-së, i cili po ashtu është në kërkim.

Tuku akuzohet se ka tentuar të vrasë Aleks Ndrekën (Aleksandër Deda) i njohur si “Leksi i Druve”. Atentati ndaj Alkes Ndrekës, ndodhi pasditen e 1 dhjetorit 2020 në autostradën Lezhë-Laç. Ai shpëtoi, por mbeti i plagosur me një plumb në gjoks.

Ai akuzohet edhe për atentatin ndaj Durim Bamit të ndodhur më nëntor të 2020-ës, ku mbeti i plagosur kushëriri i këtij të fundit, Ervin Kodra.

Ndaj Tukut ka edhe akuza për drogë.

Denis Meta që u arrestua në Spanjë gjithashtu ka akuza për trafik droge. Ai rezulton  i arrestuar me drogë dhe armë në vitin 2018 gjatë një operacioni në Durrës.

Por mbetet ende e paqartë se cilat janë akuzat e reja të SPAK-ut ndaj tyre.

Ditën e sotme SPAK ka lëshuar afro 48 urdhër-arreste, mes të cilëve janë edhe tre zyrtarë policie.

Emrat e tjerë janë të gjithë personazhe të njohur të botës së krimit si Lulzim Berisha, vëllezërit Bami, vëllezërit Duka, ish-deputeti i PS-së, Arben Ndoka, Endrit Dokle, Plarent Dervishaj, Elvis Doçi (Visi i Pojës) familjarë të deputetit të PS-së Eduart Ndreca e të tjerë.

Aleks Ndreka e Durim Bami

Kategori te tjeta

Artikuj te ngjashem

Ballinat e Tjera

Me te Lexuarat